Zgjedhjet 2026/Numërohen gati gjysma: ja kandidatët më të votuar

Ka mbërritur në mbi 46 për qind numërimi i votave për kandidatët për deputetë nëpër qendrat komunale të numërimit. Nga gjithsej 2498 vendvotime, deri më tani janë numëruar 1155, duke e çuar procesin në një fazë ku rezultatet po marrin formë, ndërsa pritet të përfundojë numërimi i pjesës tjetër të votave.

Sipas të dhënave paraprake, në garën për deputetë, Vetëvendosje prin me rreth 43 për qind. Pas saj, Partia Demokratike e Kosovës mban vendin e dytë me 21 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me nën 18 për qind, ndërsa Aleanca zë vendin e katërt me 7 për qind. Këto shifra pasqyrojnë situatën në momentin e numërimit deri te votat e numëruara në qendrat komunale.

Analiza e shpërndarjes së mandateve bazohet në formulën D’Hondt, në bazë të rezultateve të deritanishme. Në këtë skenar, LVV-ja pritet të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, LDK-ja 20 dhe Aleanca 8. Megjithatë, të dhënat e deritanishme janë preliminare, pasi procesi nuk është mbyllur ende dhe mund të ketë ndryshime me numërimin e votave që ende nuk janë përfshirë.

Numërimi drejt përfundimit, ja lista e kandidatëve më të votuar

Një pjesë e konsiderueshme e procesit ende nuk ka përfunduar, pasi nuk janë numëruar votat e diasporës. Këto vota pritet të shtojnë peshë në rezultatin përfundimtar, duke qenë se flasin për mbi 100 mijë vota. Deri atëherë, renditja që po del në këtë fazë mbështetet te numërimi i deritanishëm i votave në qendrat komunale.

Te lista e emrave më të votuar të kandidatëve nga katër partitë më të mëdha shqiptare, përfaqësohet disa figura të njohura publike. Për Vetëvendosjen, në krye të renditjes deri tani është Albin Kurti me 106,506 vota. Pas tij radhitet Glauk Konjufca me 83,565 vota, ndërsa Albulena Haxhiu shënon 48,192 vota. Në listën e më të votuarve vijojnë Hekuran Murati me 42,424 vota, Donika Gërvalla me 38,941 vota, Xhelal Sveçla me 31,500 vota dhe Avni Dehari me 28,808 vota. Në të njëjtën renditje figurojnë edhe Mimoza Kusari-Lila me 27,053 vota, Hajrulla Çeku me 26,792 vota dhe Ejup Maqedonci me 23,547 vota.

Te Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza kryeson me 53,073 vota. Përparim Gruda renditet i dyti me 33,173 vota, ndërsa Arian Tahiri ka 28,778 vota. Më pas vijnë Uran Ismaili me 25,829 vota dhe Sala Jashari me 18,294 vota. Në vijim shënohen edhe Vlora Çitaku me 17,817 vota, Ganimete Musliu me 13,944 vota dhe Arben Mustafa me 12,606 vota. Lista vazhdon me Mërgim Lushtaku që ka 12,442 vota dhe Enver Hoxhaj me 12,087 vota.

Tek Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani është në krye me 34,087 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 30,990 vota. Doarsa Kica-Xhelili ka 24,109 vota, ndërsa Hykmete Bajrami shënon 19,123 vota. Pas saj renditet Avdullah Hoti me 17,532 vota, pastaj Ukë Rugova me 14,565 vota. Kujtim Shala ka 14,228 vota, Anton Quni 11,536 vota dhe Lutfi Haziri 10,522 vota. Për Aleancën, Ardian Gjini prin me 17,345 vota, i pasuar nga Ramush Haradinaj me 15,596 vota. Daut Haradinaj ka 11,864 vota, Besnik Tahiri 10,321 vota dhe Bekë Berisha 8,421 vota. Në listë vijojnë Burim Ramadani me 7,810 vota, Time Kadrijaj me 7,425 vota, Agim Çeku me 6,597 vota, Arbër Tolaj me 6,168 vota dhe Albana Bytyqi me 4,464 vota.

Botuar fillimisht në Koha.net

Exit mobile version