Takimi Trump–Netanyahu, çfarë ndryshon këtë herë

Për vite me radhë, udhëtimet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, drejt Uashingtonit për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, kanë qenë të shoqëruara nga skenari i njëjtë: ceremoni me tepih të kuq, shtrëngim duarsh dhe mesazhe për një aleancë të ngushtë SHBA-Izrael. Por kjo rutinë duket se është tronditur dukshëm që kur dy liderët u takuan pesë muaj më parë, një ndryshim që ka ardhur si pasojë e mënyrës se si ka evoluar debati publik mes tyre.

Raportet mes Trumpit dhe Netanyahut kanë kaluar nga afërsia dhe lëvdatat që në nisjen e luftës në Iran, drejt një faze ku kritikat publike ndaj Trumpit janë bërë më të dukshme. Ndryshimi është vënë re në mënyrën si përmenden qëndrimet e tyre dhe në tonin që përdoret për të shpjeguar qasjen ndaj çështjeve të sigurisë, veçanërisht në lidhje me luftën dhe presionin ndaj Iranit.

Këtë herë takimi pritet të zhvillohet të martën. Netanyahu do të udhëtojë në SHBA për herën e shtatë që nga rikthimi i Trumpit, duke e bërë atë liderin me numrin më të madh të vizitave në këtë periudhë. Megjithatë, ndryshe nga takimet e mëparshme, ai mbërrin në Uashington jo si figurë që i ka të siguruara të njëjtat përkrahje, por si lider që përballet me një moment elektoral, ndërsa përpiqet të ruajë një raport që, sipas zhvillimeve të fundit, është lëkundur.

Në disa javët para takimit, Netanyahu ka tentuar ta sigurojë ftesën për në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar për luftën në Iran. Në këtë përpjekje, ai ka dashur edhe të paralajmërojë Trumpin kundër lëshimeve diplomatike. Por Trump ka rezistuar që ta takojë. Për pasojë, disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë shprehur frikë dhe frustrim, duke parë përpjekjet e Izraelit që takim të arrihej përmes raportimeve mediatike.

Administrata amerikane, nga ana e saj, ka dhënë sinjale se raporti mes dy liderëve nuk është prishur plotësisht. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka deklaruar se Trumpi ka “raport të fortë” me Netanyahun dhe se Izraeli “nuk ka mik më të madh” se presidentin amerikan. Ndërkohë, kur dy liderët u takuan herën e shkuar, në shkurt, ata vendosën themelet për atë që u shndërrua në një fushatë të përbashkët ushtarake kundër Iranit. Plani u vlerësua, por ndërsa lufta vazhdoi dhe objektivi i madh nuk u arrit, dallimet mes Netanyahut dhe Trumpit u bënë më të qarta.

Takimi i martën vjen me një qasje tjetër ndaj Iranit

Sipas asaj që përshkruhet në zhvillimet e fundit, Netanyahu ka dashur të vazhdojë presionin, ndërsa Trumpi ka preferuar të largohet nga situata. Këtë herë, pritet që Netanyahu t’ia prezantojë Trumpit një pamje të re të situatës me të dhëna të inteligjencës, për kapacitetet bërthamore të Iranit. Megjithatë, pala izraelite është e vetëdijshme se Trumpit nuk i intereson ta zgjasë luftën, sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve të nëntorit.

Mospajtimet mes tyre nuk lidhen vetëm me Iranin. Edhe për çështje të tjera, si Libani, tonet kanë filluar të përplasen. Trumpi ka kërkuar nga Netanyahu të ndalë luftimet kundër Hezbollahut, ndërkohë që Libani është bërë një pikë tjetër përçarjeje. Përveç kësaj, Trumpi është në dijeni të presionit politik me të cilin po përballet Netanyahu para zgjedhjeve shtetërore të tetorit. Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se, për Netanyahun, mbështetja e Trumpit do të ishte vendimtare. Po ashtu, vetë Trumpi ka shprehur mbështetje javën e kaluar, kur tha se Netanyahu nuk do të arrestohet nëse shkon në New York.

Botuar fillimisht në Koha.net

Exit mobile version