Më 3 maj 2026, komuniteti shqiptar në New York mblodhet në sheshin ikonik të Parkut “Kensico Dam Plaza”, në Westchester, për të kremtuar Ditën e Lirisë së Shqiptarëve. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë solemne dhe me pjesëmarrje të gjerë, ndërsa në qendër të saj qëndroi nderimi për trashëgiminë e Nik Marash Mrnaçajt, i cili lidhet ngushtësisht me rezistencën antikomuniste të asaj periudhe.
Aktiviteti i kushtuar me respekt të veçantë 36-vjetorit të trashëgimisë së Nik Marash Mrnaçajt mblodhi familjarë, të afërm dhe miq që e ruajnë në kujtesë historinë e tij. Nik Marash Mrnaçaj u përshkrua si një nga demonstruesit e guximshëm antikomunistë, që humbi jetën në një aksident automobilistik pas viteve të persekutimit. Ai ishte vetëm 31 vjeç, dhe tragjikisht u nda nga jeta në Pensillvenia, ndërsa kthehej pas protestës së shqiptarëve kundër regjimit stalinist të Tiranës, protestë e organizuar në Detroit më 21 janar 1990.
Ngjarja u organizua nga Shoqata Kulturore dhe Artistike “Kelmendi”, familja Mrnaçaj dhe Zyra e Ekzekutivit të Qarkut Westchester. Falë bashkëpunimit mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve, sheshi piktoresk i parkut u shndërrua në një monument të gjallë të kujtimit kombëtar dhe krenarisë shqiptare në SHBA. Në ceremoni morën pjesë anëtarë të familjeve patriotësh nga breza të ndryshëm, ish-të përndjekur nga diktatura komuniste në Shqipëri, klerikë nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, liderë të komunitetit dhe miq të familjes Mrnaçaj.
Programi nisi me intonimin solemn të himneve kombëtare amerikane dhe shqiptare, kënduar nga Mikela Nonaj, mbesa e vogël e Nik Mernaçaj. Më pas, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje, duke shprehur respekt të veçantë për të gjithë të rënët për liri e demokraci, si dhe një respekt të veçantë edhe për deshmorein e demokracisë Nick Mernaçaj. Djakon Marash Shkreli bekoi këtë ditë përkujtimore. Ceremonia u moderua nga dy bashkëvendasit e tij, Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj.
Nderohet kujtimi i Nik Mrnaçajt dhe sakrifica për liri
Gjatë pjesës së fjalës përkujtimore, folësit Nazo Veliu, Agim Rexhaj, Ndrek Tonaj, Marash Shkreli, Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj, si dhe të tjerë të pranishëm, rrëfyen histori guximi dhe rezistence ndaj sundimit komunist që zgjati mbi 45 vjet. Në fokus u vendosën veçanërisht sakrificat e familjeve shqiptare që luftuan për liri përgjatë dekadave të errëta të regjimit komunist. Performancat artistike u ndërthurën me mesazhin e kujtesës: këngë, valle tradicionale dhe poezi të recituara krijuan një lidhje emocionale mes së shkuarës dhe së tashmes, duke forcuar vlerat që përcillen brez pas brezi.
Një nga momentet më prekëse erdhi kur avokati Majkëll Mrnaçaj, biri i Nik Marash Mrnaçajt, iu drejtua të pranishmëve. Me zë të emocionuar, ai falënderoi pjesëmarrësit për nderimin ndaj babait dhe gjyshit të tij, duke theksuar se lufta dhe sakrifica e tyre vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj edhe 36 vjet më vonë. Ai nënvizoi mesazhin se: “Liria nuk trashëgohet vetëm ajo mbahet mend, përkujtohet dhe mbrohet çdo ditë”. Më pas, kulmi i eventit u shënua me ngritjen solemne të flamurit kombëtar shqiptar krahas atij amerikan.
Flamuri kuq e zi që valëvitej në qiellin e kthjellët krah atij të SHBA-së u konsiderua simbol i unitetit, dinjitetit dhe identitetit kombëtar. Të pranishmit e pritën këtë akt me duartrokitje të ngrohta dhe me momente reflektimi. I gjithë aktiviteti u filmua për t’u transmetuar nga Televizioni Kultura Shqiptare; pamjet dhe intervistat pritet të shfaqen së shpejti në platformën TV Alb, duke e bërë kremtimin të aksesueshëm për shqiptarët kudo në botë. Bashkekombasit e kujtojnë këtë ditë duke e quajtur “Deshmori i pare i Mergates shqiptare, ne lufte kundra komunizimit”. Ndërkohë, shteti demokratik, Shqipëria e viteve ’90 që doli nga ajo lëvizje, e cila përmbysi regjimin komunist më 1993, i akordoi me vendim të posaçëm nga ish-Presidenti demokrat Sali Berisha medaljen “Martiri i Demokracisë”, me motivacionin: “Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per demokraci”.
Ngjarja solli edhe kujtime të institucionalizuara: një shkollë e fëmijëve në Tamare – Kelmed (Malesia e mbi Shkodrës) iu dha emri i tij dhe sot quhet Shkolla e Mesme “Nik Mernacaj”. Organizimi i këtij aktiviteti u zhvillua në një kohë kur shumë komunitete po largohen nga rrënjët e tyre, ndërsa ngjarje të tilla theksojnë rëndësinë e kujtesës kolektive. Duke nderuar 36 vjetët e trashëgimisë së Nik Mrnaçajt, diaspora shqiptare në New York riafirmoi se liria e fituar me sakrificë duhet kremtuar, nderuar dhe mbrojtur bashkërisht çdo vit, që të mos harrohet dhe të mos përsëritet e kaluara sllavo-komuniste. Në vijim, shqiptaro-amerikania Dr. Elida Dakoli iu bashkua Bordit të Fondacionit për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qendër në Uashington, njoftim ky i bërë nga Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit –Victims of Communism Memorial Foundation.
Botuar fillimisht në Bota Sot