Patrulla e autostradës në Florida, SHBA, ka postuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një ari të uritur teksa përpiqet të futet brenda një veture të parkuar të policisë.
Trupat në pjesën jugperëndimore të vendit kanë postuar një video në Instagram ku shihet i dyshuari “me gëzof” i cili “kërkohet për tentativë vjedhjeje të një veture të shtetit”, përcjell Telegrafi.
Pamjet tregojnë ariun, me sa duket në gjueti për ushqim, teksa i afrohet automjetit të parkuar dhe përpiqet ta hap atë me anë të gojës dhe putrave.
Përpjekjet për depërtim nga ariu i quajtur “Teddy” kanë rezultuar të pasukesshme.
Ndryshe, zyrtarët e kafshëve të egra të Floridas rekomandojnë mbajtjen e dyerve të veturave të mbyllura në mënyrë që të mos rrezikohen nga kafshë të tilla. /Telegrafi/
View this post on Instagram