• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Sport

UEFA & Nielsen: Futbolli rritet fort në Shqipëri

by
in Sport

Futbolli po forcon vazhdimisht pozitat e tij në Shqipëri dhe mbetet, siç tregohet në një raport të fundit të UEFA-s, sporti më i ndjekur dhe më i praktikuar nga publiku. Gjetjet vijnë nga studimi “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë Nielsen, i cili ka sjellë shifra konkrete për mënyrën se si ka ndryshuar interesi i shqiptarëve ndër vite.

Sipas të dhënave të raportit, ka pasur një rritje të ndjeshme të interesit për futbollin gjatë viteve të fundit. Në vitin 2016, 65% e shqiptarëve deklaronin se ndiqnin futbollin, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në 78%. Kjo e rendit Shqipërinë në krye të Europës për interesin ndaj futbollit, duke e kaluar dukshëm edhe mesataren europiane prej 48%.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i studimit lidhet me gjininë. Futbolli vazhdon të jetë sporti më i ndjekur si për meshkujt ashtu edhe për vajzat. Interesi i meshkujve shënon 91%, ndërkohë që për vajzat ka pasur rritje të dukshme: nga 42% në vitin 2016 në 65% aktualisht. Raporti nënvizon se kjo rritje nuk është e kufizuar në një grup të vetëm, pasi regjistrohet në të gjitha grupmoshat, me grupmoshën 45-54 vjeç që tregon progresin më të madh.

Interesi për futbollin: rritje nga 65% në 78% në pak vite

Studimi shkon më tej, duke treguar se futbolli nuk tërheq vetëm “ndjekës”, por krijon edhe një nivel të lartë pasioni. Mbi katër në dhjetë shqiptarë deklarojnë se janë shumë të apasionuar pas futbollit, ndërsa shtatë në dhjetë e shohin veten si tifozë të këtij sporti. Këto të dhëna lidhen edhe me arsyet pse publiku lidhet me futbollin. Mes faktorëve kryesorë që i afrojnë shqiptarët me futbollin janë cilësia e lojës, koha e kaluar me familjen dhe miqtë, si dhe atmosfera që ofrojnë stadiumet.

Përtej ndjekjes, raporti tregon se futbolli është edhe aktiviteti sportiv më i praktikuar nga të rriturit në vend. Pjesëmarrja në futboll ka njohur rritje të konsiderueshme: nga 18% në vitin 2016 në 34% aktualisht. Në këtë kuadër, studimi evidenton se tre në pesë shqiptarë kanë luajtur futboll të paktën një herë gjatë jetës së tyre, duke treguar që sporti ka arritur të jetë pjesë reale e përditshmërisë dhe jo vetëm një interes mediatik.

Si e praktikojnë futbollin ata që luajnë si amatorë? Sipas të dhënave, shumica e futbollistëve amatorë e zgjedhin këtë sport në mënyrë joformale, zakonisht me miq dhe në komunitet. Në këtë mënyrë, loja kthehet në një mundësi për lidhje shoqërore, por edhe për përfitime fizike. Raporti nënvizon se përfitimet fizike dhe emocionale janë motivet kryesore që i mbajnë të lidhur me lojën, duke e bërë futbollin një aktivitet që shërben si për trupin, ashtu edhe për disponimin.

Një element i rëndësishëm i raportit lidhet me ndikimin që kanë pasur investimet në futboll. Të dhënat konfirmojnë ndikimin pozitiv të investimeve të Federatës së Futbollit në zhvillimin e sportit, përmes projekteve të masivizimit, përmirësimit të infrastrukturës dhe zgjerimit të mundësive për të luajtur futboll në të gjithë vendin. Përveç kësaj, futbolli ruan edhe një imazh të fortë në perceptimin publik: me një vlerësim pozitiv prej 7.5 pikësh, ai vazhdon të jetë sporti me imazhin më të mirë në Shqipëri, duke ruajtur një diferencë të konsiderueshme ndaj çdo sporti tjetër.

Botuar fillimisht në Sport Ekspres

Tags: Federata e Futbollitfutboll në Shqipëriinteres publikNielsenUEFA Grow Market Research

Nga Rubrika

Sport

Xhaka: Zvicra synon Kupën e Botës më të madhe në histori

Sport

Arsenali në gjueti: 4 emra për krahun e sulmit

Sport

Vini-Rafinja: “dyshja magjike” e Brazilit dhe golat me kombëtaren

Sport

Babai i Besfort Zenelit: Suedia mund të luajë finalen

Sport

Infantino tallet me Italinë, reagime të ashpra në Itali

Sport

SHBA–Paraguai, VAR ndryshon kartonin: rregull i ri në Kupën e Botës

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Kompan y harron trofeun në shtëpi në Mynih

BET Awards 2026/ Cardi B kryeson nominimet me 6 kandidime

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version