Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është pika hyrëse për mijëra udhëtarë çdo muaj. Për shumë persona, sidomos ata që vijnë nga diaspora për pushime ose turistë që po zbulojnë Kosovën për herë të parë, marrja e një veture me qira është hapi i parë praktik pas zbritjes nga avioni. E njëjta vlen edhe për biznesmenët që kanë takime në Prishtinë e më gjerë dhe u duhet transport i shpejtë për të lëvizur pa vonesa.
Për shumicën e udhëtarëve, një opsion i zakonshëm është të drejtohen te një kompani si “Sherreti Rent a Car”, e cila operon në Kosovë prej vitit 2008 dhe njihet si franchisee e pavarur e Enterprise, National dhe Alamo. Megjithatë, para se të nënshkruani kontratën, ka disa gjëra që është mirë t’i keni të qarta paraprakisht. Dokumentacioni, kufizimet e moshës, sigurimet dhe kostot shtesë që mund të dalin gjatë procesit janë disa prej elementeve që ndikojnë direkt te përvoja dhe te shuma përfundimtare.
Çfarë duhet të kontrolloni para se të merrni veturën me qira
Dokumentacioni i nevojshëm është pjesa e parë që duhet të përgatitet. Pothuajse të gjitha kompanitë e qirasë në aeroportin e Prishtinës kërkojnë tre elemente kryesore. Së pari, duhet të keni patentë shofer të vlefshme. Nëse vini nga një vend jashtë BE-së, disa kompani mund të kërkojnë edhe patentë ndërkombëtare, prandaj është e këshillueshme ta kontrolloni paraprakisht. Së dyti, kërkohet pasaportë ose letërnjoftim për identifikim dhe verifikim të të dhënave. Së treti, shumica e kompanive kërkojnë një kartë krediti në emrin e shoferit kryesor; kjo kartë shërben për depozitën e sigurisë, e cila zakonisht bllokohet përkohësisht dhe lirohet pas kthimit të veturës pa dëmtime.
Mosha minimale dhe kufizimet janë një tjetër pikë që shpesh merret si e mirëqenë, por që mund të krijojë probleme në momentin e fundit. Shumica e kompanive serioze në Kosovë kanë një moshë minimale prej 21 vjetësh për marrjen e veturës me qira. Në disa raste, aplikohet edhe një tarifë shtesë për shoferët nën 25 vjeç, e njohur zakonisht si “young driver fee”. Nëse udhëtoni me disa persona që do të drejtojnë veturën, është e rëndësishme që të gjithë të regjistrohen në kontratë. Shoferi i paregjistruar nuk mbulohet nga sigurimi në rast aksidenti, çka e bën këtë detaj kritik.
Sigurimi bazë dhe “deductible” është një temë që shumë udhëtarë e anashkalojnë. Zakonisht, sigurimi bazë i quajtur CDW (Collision Damage Waiver) përfshihet në çmim, por ai nuk do të thotë që jeni plotësisht të mbrojtur pa asnjë shpenzim. Edhe kur CDW përfshihet, ekziston një “deductible”, pra një vetëpjesëmarrje—një shumë që ju do ta paguani vetë në rast dëmtimi, përpara se sigurimi të hyjë në fuqi. Shumë udhëtarë nuk e dinë këtë mekanizëm dhe befasohen kur u ngarkohet një pagesë e tillë.
Pikërisht për këtë arsye, është e dobishme të bëni pyetjet kryesore para se të pranoni kontratën. Për shembull: A është i qartë sa është vetëpjesëmarrja në rast aksidenti? Po ashtu, a ekziston opsion për sigurim shtesë që e ul ose eliminon këtë shumë? Një tjetër detaj që duhet verifikuar është a mbulohen dëmet në xhama, goma dhe pjesë të nënshasisë? Këto përgjigje nuk janë thjesht formalitete, por ndikojnë në mënyrën si trajtohen rastet e dëmtimeve gjatë përdorimit të veturës.
Çmimi i shfaqur nuk është gjithmonë çmimi final. Një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë udhëtarët është rezervimi vetëm mbi bazën e çmimit që shfaqet fillimisht online, pa marrë parasysh kosto të mundshme shtesë që mund të dalin më vonë. Për të shmangur surpriza, vlen të kontrollohen me kujdes termat e kontratës dhe çdo tarifë që mund të lidhet me moshën, shoferët shtesë ose elemente të sigurimit. Kur këto gjëra janë të sqaruara paraprakisht, udhëtimi bëhet më i lehtë dhe procesi në sportel është më i shpejtë.
Botuar fillimisht në Koha.net
