Aktorja e njohur Jennifer Garner ka rrëfyer se ndarja nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, pati një ndikim të dukshëm edhe në mënyrën si ajo e përjetoi karrierën e saj në Hollywood. Në një intervistë të re për revistën InStyle, ajo ka folur për marrëdhënien mes jetës profesionale dhe asaj personale, duke theksuar se për vite të tëra e ka vendosur familjen përpara punës.
Garner, e cila sot është 53 vjeçe, ka shpjeguar se periudha kur u përball me ndryshime të mëdha në familje solli edhe ndryshim në ritmin e saj të punës. Sipas asaj që ka treguar në intervistë, në fillim të rrugëtimit të saj si nënë, ajo u shkëput për një kohë të konsiderueshme nga angazhimet profesionale, jo për arsye të thjeshta, por për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe rikuperimit.
“Në fillim, kur je në një profesion që lidhet me performancën, humbet rreth një vit ose një vit e gjysmë për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe rikuperimit”, ka thënë aktorja. Ajo ka theksuar se në momentet kur fëmijët ishin të vegjël, puna nuk ishte prioritet dhe se fokusimi i saj përqendrohej kryesisht në shtëpi.
Garner ka shtuar se kur fëmijët e saj ishin të vegjël, ajo punonte shumë pak. Më tej, ajo ka treguar se familja e saj kaloi një periudhë të vështirë, me shumë ndryshime, çka e bëri që të pothuajse të mos punonte fare për një kohë të gjatë. Këto rrethana, sipas rrëfimit të saj, e ndryshuan mënyrën se si ajo arriti të qëndronte aktive në industrinë e filmave.
Ndarja nga Ben Affleck e shtyu Garner të largohej edhe më shumë nga Hollywood
Në rrëfimin e saj, aktorja ka lidhur edhe ndikimin e ndarjes me largimin gradual nga hapësira e Hollywoodit. Ajo ka thënë se për shumë vite e la karrierën në plan të dytë për t’iu përkushtuar familjes dhe fëmijëve, ndërsa ndarja nga ish-bashkëshorti Ben Affleck e largoi edhe më shumë prej këtij mjedisi.
Jennifer Garner dhe Ben Affleck u martuan në vitin 2005 dhe po atë vit mirëpritën vajzën e tyre të parë. Çifti njoftoi ndarjen në vitin 2015, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2018. Edhe pas përfundimit të martesës, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë si prindër dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë në rritjen e tre fëmijëve të tyre: Violet, Seraphina dhe Samuel.
Garner ka treguar gjithashtu se fëmijët e saj e kishin të vështirë sa herë që puna e largonte nga shtëpia. Pavarësisht kësaj, ata kanë treguar mirëkuptim dhe e kanë pranuar këtë pjesë të jetës së saj. Kjo dinamikë familjare, sipas rrëfimit, e ka bërë edhe më të ndërlikuar balancimin midis angazhimeve profesionale dhe përgjegjësive si nënë.
Duke folur për projektin e saj më të ri, “The Five-Star Weekend”, aktorja ka thënë se për herë të parë pas shumë vitesh i ka lejuar vetes të përkushtohej plotësisht aktrimit. Në intervistë, ajo ka përshkruar një periudhë prej një viti e gjysmë ku thjesht iu ka dedikuar aktrimit, duke e paraqitur këtë si një kënaqësi dhe një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si ajo iu rikthye punës.
Botuar fillimisht në Koha.net







