Trajneri i Burnley: Broja do të mungojë disa javë

Armando Broja vijon të jetë pjesë e historisë së dëmtimeve te Burnley. Sulmuesi shqiptar mori një mundësi të rëndësishme në fushë pas një periudhe të gjatë, teksa u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen kundër Lincoln. Por kjo që dukej si rikthim i plotë nuk zgjati shumë.

Broja u tërhoq nga loja pas vetëm 10 minutash, teksa e ndjeu një problem fizik në kofshë. Përballja me Lincoln kishte dhënë sinjale të mira për ta nisur garën nga fillimi, megjithatë shqetësimi i ndier në kofshë e detyroi stafin të ndërmarrë zëvendësimin. Kjo nënkupton se shqiptari nuk do të jetë në dispozicion menjëherë për ndeshjet e radhës.

Ndërkohë, kjo periudhë e Brojës përkon edhe me një moment të veçantë në klub. Ajo do të ishte ndeshja e fundit e trajnerit Hayen, ndërsa pankina e Burnley tashmë është marrë nga trajneri i ri, Celestini. Kjo ndërrim i stolit erdhi pak ditë më parë dhe solli një debutim të ri për ekipin, që pritej të krijonte një ritëm të ri qysh në nisje.

Celestini debutoi dje kundër Portsmuthit, në një takim që u mbyll me barazim 0-0. Megjithëse rezultati nuk solli golat që do të dëshironte Burnley, për trajnerin e ri ky ishte një test i menjëhershëm për ta kuptuar gjendjen e skuadrës dhe për të parë se çfarë nevojitet në vijim të sezonit. Një nga temat që u prek edhe në këtë kontekst ishte pikërisht situata e Armando Brojës.

Trajneri Celestini sqaroi se sulmuesi do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për një kohë të caktuar. Ai theksoi se gjithçka do të varet nga ecuria e rikuperimit dhe nga vlerësimet që do të bëhen gjatë ditëve në vazhdim, duke lënë të kuptohet se rikthimi nuk pritet të jetë i menjëhershëm.

Celestini: Broja jashtë fushës, duhen javë rikuperimi

“Ajo që dimë është që do të jetë për pak më gjatë jashtë fushës. Do të shohim njëherë deri në javën tjetër që të jemi më të sajtë. Por që të themi që tani, do të mungojë për 2, 3, 4 apo 5 javë, duhet të presim”, tha Celesini. Në këtë mënyrë, trajneri i ri nuk dha një afat fiks, por bëri të qartë se problemi ka gjasa të kërkojë kohë dhe se ekipi do të duhet të menaxhojë situatën pa Brojën për një periudhë që mund të shkojë nga 2 deri në 5 javë.

Ndërkohë, vlerësimi i radhës pritet të vijë brenda javës, aty ku stafi teknik dhe mjekësor do të përcaktojnë më saktë shkallën e dëmtimit dhe mundësitë për rikthimin e sulmuesit. Për Burnley, kjo do të thotë se në ndeshjet që vijnë, ekipi do të duhet të përshtatet me opsionet në sulm, ndërsa Broja pret momentin kur trupi do t’i përgjigjet rikuperimit ashtu si duhet.

Situata e Brojës mbetet qendrore për planet afatshkurtra të skuadrës, sidomos në një fazë kur Celestini po kërkon të stabilizojë rolet e ekipit dhe të krijojë një identitet të qartë pas ndërrimit të trajnerit. Për momentin, theksi është te procesi i shërimit dhe tek pritja e analizave që do të japin përgjigje më të qarta për kohëzgjatjen e mungesës.

Botuar fillimisht në Sport Ekspres

Exit mobile version