• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Femra

Si të kombinojmë ngjyrat

Të kombinosh ngjyrat duket si gjëja më e thjeshtë e botës, pasi mjafton të dish se cilat ngjyra shkojnë me njëra-tjetrën dhe cilat jo. Por në realitet ndodh ndryshe, sepse moda shpesh po i thyen rregullat, duke propozuar kombinime ngjyrash jashtë çdo skeme, gjë që krijon konfuzion.

by edon
in Femra
4 45 780x4390 67657 1 780x439[1]

Pavarësisht nga kjo, për të ditur si të kombinojmë ngjyrat, duhet para së gjithash të mësojmë rregullat bazë dhe së dyti, të marrim në konsideratë edhe “ngjyrat tona”, d.m.th. nuancat e lëkurës dhe të flokëve, të cilat ndikojnë në përzgjedhjen e veshjes.

Rregullat bazë të kombinimit të ngjyrave

Për të ditur si t’i kombinojmë ngjyrat, zakonisht i drejtohemi rrethit te Itten-it, i cili mund të jetë një udhëzues shumë i mirë edhe për ne. Rregulli i këtij rrethi është që të mos kombinojmë ngjyrat e afërta me njëra-tjetrën, ndërsa ato që ndodhen në pozicione të kundërta kombinohen shumë mirë.

Ky mund të jetë një fillim i mirë i kombinimit, por më mirë le të rifreskojmë pak kujtesën lidhur me kombinimet kryesore:

Si të kombinojmë të bardhën: Ndoshta është ngjyra më e kombinueshme nga të gjitha, sepse në fakt mund ta kombinojmë me ngjyrat pastel apo neutro, por edhe me ngjyrat e ngrohta si e kuqja. Në rastin e së bardhës, duhet mbajtur parasysh se veshjet me këtë ngjyrë synojnë të theksojnë format, prandaj në se nuk dëshirojmë këtë lloj efekti, më mirë të mos vishemi me të bardha ose ndoshta duhet të zgjedhim veshje jo shumë të ngushta, transmeton Telegrafi.

Si të kombinojmë të kuqen: Kjo është ndoshta ngjyra më e vështirë për t’u kombinuar, gjë që shihet edhe nga rrethi i Itten-it; ajo nuk shkon me blunë, të verdhën, jeshilen, portokallien, etj. Shkon shumë me të zezën e të bardhën dhe nuk duhet të rrijë kurrë pranë rozës, edhe pse ky kombinim përfaqëson një nga rregullat e thyera nga stilistët vitet e fundit.

Si të kombinojmë ngjyrën kafe: Edhe kjo ngjyrë nuk është e lehtë për t’u kombinuar. Ajo shkon mirë me nuanca të tjera të ngjyrës kafe (bezhën, ngjyrën e lëkurës), me të praruarën dhe jeshilen. Nuk duhet të kombinohet me të zezën.

Si të kombinojmë të zezën: E zeza shkon me pothuajse të gjitha ngjyrat, me përjashtim të ngjyrës kafe (përveç ngjyrës së lëkurës) dhe blusë (përveç blusë elektrike). Ngjyrat pastel shkojnë shumë me të zezën, por është më mirë të zgjedhim ngjyrat e ndezura, në rast se duam një kombinim të përkryer.

Si të kombinojmë të verdhën: ndryshe nga ç’mendohet, e verdha mund të kombinohet në mënyra të ndryshme. Ajo shkon me ngjyrën kafe dhe ngjyrat e errëta, me vjollcën dhe jeshilen e çelur.

Si të kombinojmë të kaltrën: E kaltra kombinohet në mënyrë të përkryer me të gjitha nuancat e tjera të së kaltrës. Evitoni kombinimin e saj me të zezën, të kuqen dhe të verdhën.

Këto janë kombinimet bazë të ngjyrave kryesore, për të cilat duhet të kemi parasysh që të mos kombinojmë ngjyrën me nuancat e saj, me përjashtim të ngjyrave blu dhe kafe. /Telegrafi/

 

Nga Rubrika

436353285 443628111416025 7395872813569633825 N E1713034455517 780x439[1]
Femra

Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja – ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Vogue Beauty Secrets Kendall Jenners Guide To S 780x439[1]
Femra

Kendall, shfaqet ashtu si ndoshta kurrë s’e kishim parë: Pa grim, me quka, pa botoks dhe me ca thinja tek-tuk

4 45 780x4390 67657 780x439[1]
Femra

Këto 19 gjëra i kuptojnë vetëm prindërit, që e kanë fëmijën njëvjeçar

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Dështimi i konstituimit të Kuvendit

Zelensky u kërkoi amerikanëve të shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com