Shannon Elizabeth: OnlyFans, 1 milion dollarë në nëntë ditë

Aktorja amerikane Shannon Elizabeth, e njohur nga “American Pie”, ka treguar se në të ardhmen mund të bëjë edhe më tej lëvizje për të “shtyrë kufijtë” e përmbajtjes që publikon në platformën OnlyFans. Profilei i saj, i cili tashmë ka gjeneruar më shumë se 1 milion dollarë, ka rezultuar më i suksesshëm nga sa priste.

Elizabeth tha se ende po shqyrton se çfarë lloj përmbajtjeje dëshiron të ndajë me publikun. Ajo theksoi se me kalimin e kohës po relaksohet më shumë dhe se ka në plan të eksplorojë alternativa të reja, duke mos e mbyllur ende interpretimin e asaj që do të konsiderojë kufijtë e saj.

“Duhet të jem pak misterioze. Postoj të gjitha llojet e përmbajtjes, por as unë nuk e di se cilët do të jenë kufijtë e mi. Ende po e eksploroj këtë dhe, ndërsa relaksohem më shumë, dua t’i shtyj ato kufij”, u shpreh Elizabeth në një deklaratë për Variety.

Elizabeth (52) e hapi profilin e saj në OnlyFans më 16 prill. Sipas raportimeve që u publikuan më pas, suksesi erdhi shpejt: vetëm një javë pas nisjes, Page Six raportoi në mënyrë ekskluzive se aktorja kishte fituar më shumë se 1 milion dollarë. Më vonë, Elizabeth saktësoi se shifrën prej 1 milion dollarësh e kishte arritur brenda nëntë ditësh.

E rëndësishme për aktoren ishte edhe reagimi i publikut. Ajo pranoi se kur iu bashkua platformës nuk e dinte saktësisht çfarë të priste, por tha se i ka dalë shumë mirë me ndërveprimin: “Unë flas vazhdimisht me njerëz dhe ka qenë shumë argëtuese”, komentoi ajo.

OnlyFans i solli Shannon Elizabeth mbi 1 milion dollarë brenda nëntë ditësh

Elizabeth shtoi se në platformë kanë nisur të ndjekin shembullin e saj edhe aktore të tjera. Ndër emrat që përmendi ishin Donna Mills, ylli 85-vjeçar i serialit “Knots Landing”, si dhe Tricia Helfer nga seriali “Battlestar Galactica”. Sipas saj, kjo valë tregon se OnlyFans mund të rikthehet në një drejtim më afër asaj që ishte menduar fillimisht, pa u kufizuar vetëm te përmbajtjet për të rritur.

Ajo shpjegoi se platforma mund të shërbejë për “çfarëdo që dëshironi”, duke lënë të hapur mundësinë që përmbajtja të jetë edhe më e larmishme dhe jo e kushtëzuar nga një zhanër i vetëm. Vendimi i Elizabeth për të lançuar profilin në OnlyFans erdhi në një periudhë kur jeta e saj personale po kalonte ndryshime të mëdha: ajo po përjetonte një proces divorci nga bashkëshorti Simon Borchert.

Siç tregoi aktorja, gjatë kohës që po kalonte divorcin në Afrikën e Jugut, po bisedonte me menaxherin e saj, Joe, për hapin e saj të ardhshëm dhe se çfarë mund të bëhej për t’i sjellë gjërat në lëvizje përsëri. Elizabeth tha se përpara se të merrte vendim nuk ishte menjëherë e sigurt nëse donte të hapte OnlyFans, por pasi mësoi më shumë rreth platformës vendosi ta provonte.

Në anën financiare, ajo e konsideron këtë punë me peshë. Elizabeth tha se pas dhjetë vitesh ku kishte jetuar me kursimet e saj, kthimi në pikën ku nuk duhet të “luftojë” për të pasur siguri i jep asaj më shumë liri për të zgjedhur projekte që i pëlqejnë, jo vetëm sepse ka nevojë për para. Më herët, ajo kishte treguar për Page Six se planifikon të përdorë një pjesë të fitimit të madh për të blerë një shtëpi.

Teksa u shpreh për synimet e saj për të ardhmen, Elizabeth tha se shpreson që siguria financiare që vjen nga OnlyFans ta lejojë atë të jetë më selektive me rolet që do të pranojë. Në këtë mënyrë, përvoja e shpejtë me profilin e nisur më 16 prill dhe fitimet e arritura në vetëm nëntë ditë kanë hapur një kapitull të ri për të, si në drejtim krijues ashtu edhe në atë personal.

Botuar fillimisht në Telegrafi

Exit mobile version