Kur Florian Wirtz ishte 12 vjeç: letra që po bën xhiron

Florian Wirtz sot konsiderohet një nga futbollistët më të talentuar të brezit të tij, por rruga e tij drejt skenës së madhe ka nisur shumë herët. Në moshën 12-vjeçare, ai ka shkruar një letër ku tregonte, me detaje të thjeshta dhe ëndrra të mëdha, si e imagjinonte të ardhmen. Dokumenti ka nisur sërish të qarkullojë në rrjetet sociale, duke u bërë viral, pasi mban datën 28 maj 2015.

Letra e shkruar prej tij është ruajtur, është kornizuar dhe tani ekspozohet në Muzeun Gjerman të Futbollit në Dortmund. Aty, vizitorët mund të shohin si e mendonte Wirtz botën në atë kohë: jo si një yll futbolli, por si një nxënës që ndiqte shkollën dhe bënte hapat e parë seriozë në futboll.

Në dokument, Wirtz përshkruan jetën e përditshme si nxënës i klasës së gjashtë në shkollën “Abtei” në Brauweiler. Ai thotë se ka shokë shumë të mirë si në shkollë, ashtu edhe në futboll, dhe se kalon shumë kohë me ta. Në letër del qartë edhe mënyra si e përjetonte talenti i tij: Wirtz shkruan se ishte shumë i lumtur, sepse sezonin pasues do ta kishte një hap përpara—do të luante me një ekip të grupmoshave më të mëdha.

Në letrën e tij nuk mungojnë as detaje nga shkolla. Wirtz thekson se lënda e preferuar ishte Edukata Fizike, ndërsa nga lëndët kryesore i pëlqente më shumë anglishtja. Përveç futbollit, ai përmend edhe hobi të tjera të kohës së lirë, si biçikletën dhe patinat, duke treguar një profil të zakonshëm për një fëmijë në atë moshë.

Një pjesë e rëndësishme e letrës lidhet me synimet personale. Wirtz shkruan se besonte që në të ardhmen do të kishte një familje të bukur: një grua të mrekullueshme dhe dy fëmijë. Ndërkohë, qëllimi i madh mbetet i lidhur ngushtë me futbollin dhe shkollën: fillimisht të përfundonte arsimin dhe më pas të bëhej futbollist profesionist. Për të, të luajturit në nivelin e lartë nuk ishte thjesht një fantazi, por një objektiv i matshëm përmes një idhulli.

Ëndrra e tij e hershme: të luante si Neymar Jr.

Gjëja që bie më shumë në sy është emri i idhullit të tij. Në moshën 12-vjeçare, Florian Wirtz ëndërronte të luante në të njëjtin nivel me Neymar Jr., futbollistin që e frymëzonte më shumë në atë periudhë. Këtë e lidh edhe me planin e tij të së ardhmes: pasi të përfundonte shkollën, shpresonte të bëhej futbollist profesionist dhe të arrinte atë standard që i dukej si modeli më i afërt.

Letra prek edhe një moment që tregon si e përjetonte ai ndryshimin në mjedisin e shkollës. Ai shkruan se çka e mërziste atë kohë ishte fakti që shokët e shkollës nuk ishin më aq të sjellshëm sa më parë, por shton se ishte i sigurt që kjo do të ndryshonte së shpejti. Në fund, dokumenti kthehet në një përmbledhje të qartë të asaj që po mendonte: nga rutina e përditshme te futbolli, nga hobet tek planet për familjen dhe objektivi për të luajtur një ditë në nivelin e idhullit të tij.

Teksti i plotë, siç ka mbërritur sot tek publiku, nis me: “Përshëndetje! Sot është 28 maj 2015. Jam 12 vjeç dhe ndjek klasën e 6D në shkollën Abtei në Brauëeiler. Kam shokë shumë të mirë, si në shkollë ashtu edhe në futboll, dhe kaloj shumë kohë me ta”. Më tej ai vazhdon me lëndët, hobit dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm: “Lënda ime e preferuar është Edukata Fizike. Nga lëndët kryesore, ajo që më pëlqen më shumë është anglishtja. Si hobi, luaj futboll… Ndonjëherë ngas edhe biçikletën ose patina”. Më pas thekson se “sezoni i ardhshëm do të luaj me një ekip të një grupmoshe më të madhe se e imja”, ndërsa në pjesën e synimeve shkruan: “fillimisht dua të përfundoj shkollën e mesme. Më pas, shpresoj të bëhem futbollist profesionist dhe të luaj në të njëjtin nivel me idhullin tim më të madh: Neymar Jr”.

Botuar fillimisht në Telegrafi

Exit mobile version