• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Sport

Juventusi kërkon 30 mln euro: Nico Gonzalez drejt Atletico Madridit

by
in Sport

Nico Gonzalez, ylli i Juventusit që gjatë sezonit 2025/26 ka luajtur si i huazuar te Atletico Madrid, po afrohet drejt një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Raportimet që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se është arritur një marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin me Atletico edhe në sezonin 2026/27, por çështja kryesore tani lidhet me mënyrën dhe çmimin e transferimit përfundimtar.

Sipas informacioneve, Atletico ka pranuar t’i paguante Juventusit 1 milion euro për huazimin e argjentinasit në sezonin 2025/26. Kjo shumë parashihej të mund të rritej deri në 2 milionë euro nëpërmjet bonuseve. Ndërkohë, në marrëveshjen e vitit të kaluar ishte përfshirë edhe një klauzolë blerjeje, që vendoste një detyrim prej 32 milionë eurosh për transferimin përfundimtar.

Por kjo klauzolë nuk mund të aktivizohet më. Atletiko do të detyrohej ta blinte përfundimisht Nico Gonzalezin nëse ai do të luante 45 minuta ose më shumë në 60% të ndeshjeve të LaLigës ku ishte në dispozicion gjatë sezonit 2025/26. Megjithatë, kushti i vendosur nga marrëveshja nuk duket më të jetë i realizueshëm, duke qenë se paraqitjet e lojtarit nuk kanë plotësuar pragun e kërkuar.

Klauzola e blerjes s’aktivizohet: Juventusi po kërkon një kompromis për shumën

Logjika e llogaritjeve nis që në fillim të sezonit 2025/26. Në tri ndeshjet e para të kampionatit, Nico Gonzalez ende ishte lojtar i Juventusit, ndaj edhe numri i ndeshjeve në dispozicion për Atletico zvogëlohet. Për ta arritur pragun prej 60%, lojtari do të duhej të luante 45 minuta ose më shumë në 21 ndeshje të LaLigës gjatë pjesës së sezonit ku ishte në skuadër.

Ndërsa sezonin ai e ka mbyllur duke qenë pjesë e 24 ndeshjeve në LaLiga për Atletico, vetëm 16 prej tyre i ka luajtur për 45 minuta ose më shumë. Tani kanë mbetur edhe vetëm dy ndeshje deri në fund të sezonit, dhe sipas raportimeve nuk pritet që lojtari të paraqitet më, pasi ka munguar në tri takimet e fundit për shkak të një lëndimi muskulor. Kjo situatë e bën praktikisht të pamundur përmbushjen e kërkesës për 60% të ndeshjeve me të paktën 45 minuta lojë.

Ndërkaq, edhe pse klauzola prej 32 milionë eurosh nuk mund të aktivizohet, planet e palëve nuk kanë ndryshuar në thelb. Sipas “Tuttosport”, Atletico dhe Diego Simeone duan ta mbajnë lojtarin edhe pas përfundimit të huazimit, por jo me çmimin që ishte parashikuar verën e kaluar. Raportime të tjera shtojnë se marrëveshja me lojtarin do të ishte e ndërtuar deri në verën e vitit 2031, duke lënë hapësirë për një ri-konfigurim të shifrës së transferimit.

“Tuttosport” pretendon se tashmë ekziston një dakordim mes rrethit të lojtarit dhe kampit të Atleticos. Nga ana tjetër, edhe Juventusi është i gatshëm të negociojë shitjen – sa më shpejt të jetë e mundur. Arsyeja kryesore lidhet me financat: Juventusi duhet të sigurojë fonde para datës 30 qershor për të shmangur ndëshkimin nga UEFA. Gjithashtu, klubi e di se duhet të arkëtojë mbi 20 milionë euro që të mos regjistrojë humbje kapitale nga Nico Gonzalez.

Në këtë kuadër, raportime të së shtunës thonë se Atletico nuk pritet të paguajë më shumë se 30 milionë euro për një anësor që sapo ka mbushur 28 vjeç. Megjithatë, ka optimizëm se palët mund të gjejnë një kompromis për një shumë rreth 25 milionë euro, duke u përshtatur edhe me nevojat financiare të Juventusit. Ndërkohë, pista drejt sezonit 2026/27 mbetet e hapur, me fokus tek finalizimi i shifrës dhe kushtet e reja të transferimit.

Botuar fillimisht në Telegrafi

Tags: Atletico MadridJuventusLaLigaNico Gonzaleztransferim

Nga Rubrika

Sport

Bayern thyen rekordin e golave të Real Madridit

Sport

Salah i ndez polemikat, Slot reagon: do shihet në fund

Sport

Dhëndrri i Kosovës reagon pas finales: provocim ndaj Ronaldos

Sport

Gerrard: Liverpooli po e humb identitetin me Arne Slotin

Sport

Harry Kane në formë të jashtëzakonshme: 70 kontribute në 55 ndeshje

Sport

KB Ylli riorganizon drejtimin, Berisha kryetar

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Kosova nis me garues në IBSA Judo Grand Prix

LDK-ja me Vjosën e Abdixhikut: nga historia në skenarin e Ilir Metës

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version