Pas humbjes 3:2 kundër Sassuolos në Serie A, Juventusi po përgatitet për fillimin e edicionit në Ligën e Evropës. Ndeshja e radhës për bardhezinjtë është e enjte, me fillim nga ora 21:00, kur në shtëpi do të presin ekipin holandez NEC Nijmegen.
Atmosfera në kampin juventin ka qenë e tensionuar pas disfatës në kampionatin italian. Luciano Spalletti, trajneri i ekipit, është kritikuar për mënyrën se si reagoi në atë ndeshje, por edhe për vendimin për ta lënë Zhegovën në stol. Në konferencën për shtyp të mërkurën, Spalletti ka folur pikërisht në prag të përballjes evropiane dhe ka shpjeguar qasjen e tij për garën ndërkombëtare.
Zhegrova në ndeshjen kundër Sassuolos kishte lënë gjurmë të hershme te Juventusi, duke realizuar dy golat e parë. Tani ai po hyn në një garë të brendshme për rolin në krahun e djathtë të sulmit. Konkurrenca kryesore vjen nga Francisco Conceicao, me të cilin trajneri po e vë përballë duke i krahasuar cilësitë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Dilema mes Zhegovës dhe Conceicaos për krahun e djathtë
Spalletti ka theksuar se nuk e konsideron Ligën e Evropës si një garë më të lehtë se sa të tjerat, kur vjen puna te objektivi për të arritur sukses. “Mendoj se është gabim të mendohet se njëra garë është më e lehtë se tjetra për të korrur sukses. Liga e Evropës është garë ndryshe dhe do të përballemi me ekipe të forta. Është rruga jonë dhe duhet të përballemi me të”, ka thënë ai në konferencën e mërkurën.
Në të njëjtën dalje për mediat, trajneri ka komentuar edhe zgjedhjen mes dy lojtarëve. “Zhegrova apo Conceicao? Të dy kanë kualitete ndryshe, të dy sulmojnë mirë. Por, unë jam ai i cili duhet t’i përshtatem mënyrës se si ata lëvizin për ta ndihmuar sulmin. Për mua, nuk ka shumë diferencë mes të dyve”, ka vijuar Spalletti. Në këtë mënyrë, ai e ka zhvendosur diskutimin nga forma individuale vetëm për një ndeshje, drejt nevojës për përshtatje taktike brenda ekipit.
Juventusi po e nis këtë periudhë të ngarkuar edhe për shkak të lëndimeve që kanë ndikuar në pjesën e parë të edicionit. Për ndeshjen kundër Sassuolos, Juventusi kishte plot nëntë mungesa në përbërje. Edhe pse dëmtimet kanë krijuar vështirësi, klubi pritet të ruajë ritmin për t’u përfshirë në Ligën e Evropës me një grup sa më konkurrues.
Lidhur me pjesëmarrjen në garat evropiane, për Zhegovën ka një çështje konkrete: ai nuk është pjesë e listës së regjistrimit për garën evropiane. Megjithatë, Juventusi ka shqyrtuar mundësinë e kthimit të tij, në varësi të rregullave për ndryshime në listë. Juventusi e ka publikuar listën për Ligën e Evropës më 2 shtator, dhe kjo listë parimisht mbetet në fuqi deri në muajin janar, kur përfundon faza e ligës.
Afati i radhës për klubet që të regjistrojnë tre lojtarë të rinj është 4 shkurti. Deri në përmbyllje të fazës së ligës, klubet mund ta bëjnë përkohësisht vetëm një zëvendësim në listë, nëse një lojtar është i lënduar ose i sëmurë për të paktën 60 ditë. Në këtë kuadër, të mërkurën “Tuttosport” ka shkruar se Juventusi e kishte konsideruar zëvendësimin e Jeremie Bogas me Edon Zhegrovën. Por, nëse lëndimi i Bogas mund të zgjasë më pak se 60 ditë, atëherë klubi nuk do të ketë të drejtë ta bëjë atë ndryshim në listë.
Botuar fillimisht në Koha.net






