Gjykata zbulon mesazhet: Celeste kishte abortuar para vdekjes

Një seri mesazhesh të shfaqura në sallën e gjykatës në Los Angeles ka sjellë detaje të reja në rastin ku këngëtari D4vd, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, akuzohet për vrasjen e 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez. Gjatë seancës fillestare, gjykatësi po shqyrtonte nëse i pandehuri do të përballet me gjyq për akuzat që lidhen me vdekjen e të miturës.

Sipas informacioneve të paraqitura nga prokuroria, mesazhet zbulojnë se vajza kishte mbetur shtatzënë dhe kishte kryer abort para se të humbte jetën. Në to, bie në sy se i mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeçe, i drejtohej Burke-it me pyetje që lidhen drejtpërdrejt me shtatzëninë dhe abortin. Rrethanat që prokurorët po i përdorin si pjesë të provave tregojnë se lidhja e pretenduar mes tyre kishte kaluar përmes komunikimeve të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme.

Një prej mesazheve më të raportuara lidhet me qershorin e vitit 2024. Në atë periudhë, Celeste ishte 13 vjeçe dhe Burke 19. Në bisedë, ajo kishte shkruar: “Po sikur aborti i parë të mos ketë funksionuar?”. Kjo fjali, siç është përshkruar nga prokuroria, lidhet me frikën dhe pasojat që i mitura kishte parashikuar në lidhje me gjendjen e saj.

Mesazhet në gjykatë nxjerrin detaje rreth abortit të Celeste-s

Prokurorët pretendojnë se Burke e vrau vajzën pasi ajo, sipas tyre, e kishte kërcënuar se do të zbulonte lidhjen e tyre dhe abuzimin seksual. Sipas akuzës, ky zbulim do t’ia shkatërronte karrierën këngëtarit. Në këtë fazë, i pandehuri ka deklaruar se është i pafajshëm si për akuzën për vrasje, ashtu edhe për akuzat që lidhen me abuzim seksual ndaj të miturës.

Një tjetër pjesë e komunikimeve që u shfaq në seancë i përkiste janarit të vitit 2024. Në këto mesazhe, Burke i drejtohej Celeste-s me kërkesa faljeje. Ai i thoshte asaj se i vinte keq që e kishte “vënë në këtë situatë”. Për prokurorinë, ky element tregon përfshirje emocionale dhe një komunikim që, sipas narrativës së akuzës, lidhej me dinamikën mes tyre në kohën kur të miturës po i krijoheshin probleme serioze.

Celeste iu përgjigj duke e vënë theksin te pamundësia e saj për të përballuar një përgjegjësi të tillë. Ajo shkruante: “Asnjëri prej nesh nuk është në gjendje ta rrisë dhe të kujdeset për foshnjën. Është më mirë kështu, apo jo?”. Më pas, Burke ngriti një pyetje tjetër në komunikim, duke e lidhur me një udhëzim që i kishte marrë nga nëna e tij. Ai shkruante: “Edhe diçka… Nëna ime gjithmonë më ka thënë ta bëj këtë pyetje nëse ndonjëherë gjendem në këtë situatë… Është i imi, apo jo?”.

Celeste iu përgjigj duke pohuar marrëdhënien mes tyre: “Sigurisht që është i yti, David”. Këto mesazhe u lexuan në sallën e gjyqit si pjesë e provave të paraqitura nga prokuroria, gjatë shqyrtimit paraprak për të përcaktuar rrugën ligjore të çështjes.

Seanca, e zhvilluar në Los Angeles më 25 korrik 2026, po përqendrohej në pretendimet e palës së akuzës dhe në vlerësimin e gjykatës për hapat e mëtejshëm proceduralë. Nga ana tjetër, David Anthony Burke vijon të ruajë qëndrimin e pafajësisë, ndërsa prokurorët po i ndërtojnë rastit mbi komunikime të shfaqura dhe mbi argumentet se veprimet e tij kishin sjellë pasoja ekstreme për të miturën.

Botuar fillimisht në Koha.net

Exit mobile version