Kombëtarja e Kroacisë u mposht 4-2 nga Kombëtarja e Anglisë në ndeshjen hapëse të Grupit L në Kupën e Botës. Takimi u zhvillua në Arlington dhe u karakterizua nga ritëm i lartë, kthesa të shpejta dhe emocione deri në sekondat e fundit.
Anglia e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 12-të. Harry Kane realizoi nga pika e bardhë pas një situate që u komentua shumë. Fillimisht penalltinë e priti Dominik Livaković, por goditja u përsërit sepse portieri kishte dalë nga vija e portës në momentin e ekzekutimit. Në përpjekjen e dytë, Kane nuk gaboi dhe shënoi për 1-0.
Kroacia reagoi shpejt. Në minutën e 36-të, Petar Sučić krijoi superioritet në krah dhe asistoi te Martin Baturinа, i cili gjeti rrugën e rrjetës me një gol të bukur nga distanca, duke barazuar rezultatin në 1-1. Megjithatë, avantazhi i barazpeshuar zgjati pak, pasi Anglia riktheu sërish epërsinë vetëm disa minuta më vonë.
Declan Rice krosoi nga një goditje këndi dhe Harry Kane shënoi me kokë në minutën e 42-të, duke e çuar rezultatin në 2-1 për Anglinë. Pjesa e parë mori edhe një tjetër kthesë dramatike në kohën shtesë: në minutën e 5-të të shtesës, Kroacia gjeti barazimin e dytë. Pašalić dërgoi një top të gjatë drejt Perišić, i cili e devijoi për Musën. Ky i fundit shënoi nga afërsia dhe e mbylli fraksionin e parë në 2-2.
“Ishte e vështirë të riktheheshim në lojë”, tha Dalic pas humbjes
Në pjesën e dytë, Anglia mori kontrollin e zhvillimit të ndeshjes. Jude Bellingham shënoi për 3-2 pas një reagimi të dobët të mbrojtjes kroate në fillim të këtij fraksioni. Për Kroacinë, ai gol e vështirësoi edhe më shumë situatën, sepse çdo gabim vinte menjëherë në pah ndaj një kundërshtari që luante me intensitet.
Pas ndeshjes, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, pranoi vështirësitë e skuadrës në pjesën e dytë dhe mungesën e reagimit në momentet vendimtare. Ai e vlerësoi se ekipi e kishte pasur të vështirë të rikthehej në lojë, teksa theksoi edhe ndikimin e gabimeve. Dalic tha: “Ishte e vështirë të riktheheshim në lojë”.
Tekniku kroat shtoi se ky takim “drejton rrjedhën e kampionatit” dhe se nuk është mirë të humbasësh. Për të, dy ndeshjet e ardhshme janë shumë më të rëndësishme dhe ekipi duhet të përgatitet mirë. Sipas tij, nuk ishte se skuadra luajti keq në tërësi, por gabimet u paguan shtrenjtë: “Nuk ishte keq nga ana jonë, por i paguam shtrenjtë gabimet tona”.
Dalic komentoi edhe momentet që e përcaktuan fatin e ndeshjes. Ai theksoi se në pushim ekipi ishte në formën e tij më të keqe, duke pësuar dy gola. Për të, Kroacia u përpoq të kthehej, por goli i tretë “na vrau”. Ai përmendi se pas atij momenti nuk kishte më kthim. Kur u pyet nëse ishte i kënaqur me fazën sulmuese, Dalic u përgjigj se pati disa gjëra shumë të mira, por se kundër Anglisë nuk mund të hapesh plotësisht, diçka që e pa në fund, teksa Anglia shënoi edhe golin e katërt.
Botuar fillimisht në Telegrafi
