• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Lajme

Betimi i deputetëve “peng”, Haxhiu: Seanca të thirret në fillim të muajit

by
in Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të thirret në fillim të muajit tjetër, pra në fund të afatit kushtetues. Ndërkohë, monitoruesit e punës së Kuvendit e shohin këtë shtyrje si të panevojshme, duke theksuar se konstituimi do të duhej të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas Haxhiut, deputetët e legjislaturës së re nuk do të bëjnë betimin e tyre të paktën për dy javët e ardhshme. Ajo ka shpjeguar se vendimi për ta lënë seancën për konstituim më vonë është parë i lidhur me nevojën që partitë të kenë kohë për të zhvilluar takime dhe për të arritur një marrëveshje politike.

“Duke qenë që pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kohore për zgjedhjen e presidentit, pra janë 60 ditë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kam vlerësuar që t’ju jap partive politike kohën në dispozicion në mënyrë që të mbërrijnë te një marrëveshje, që sapo pastaj të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë që të presim 60 ditë për të zgjedhur presidentin, ose të mos vijmë në një situatë, që nuk besoj që dikush e do, që mos ta zgjedhim presidentin dhe të, që të shkojmë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu: takime për marrëveshje, betimi i deputetëve shtyhet

Në të njëjtën linjë, ushtruesja e detyrës së presidentes ka folur edhe për zhvillimet brenda LDK-së dhe për pezullimin e takimeve të paralajmëruara nga kjo parti. Ajo ka thënë se duhet të ketë përpjekje nga të gjitha palët për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve.

Haxhiu ka theksuar se ka mirëpritur takimet e zhvilluara me ftesë të kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Sipas saj, është vlerësuar pozitivisht edhe fakti që LDK-ja dhe PDK-ja kanë pranuar të vazhdojnë takimet. Megjithatë, ajo nuk e sheh si të mirë pezullimin e tyre për të arritur një marrëveshje.

“Prandaj, si ushtruese e detyrës së presidentes, unë i kam mirëpritur takimet e zhvilluara me ftesë të kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, zotërit Albin Kurti. E kam vlerësuar pozitivisht qasjen e LDK-së dhe PDK-së, pra që kanë pranuar që të vazhdojnë këto takime. Nuk më duket mirë që tashmë LDK-ja ka pezulluar, si me thënë, takimet për të arritur një marrëveshje. Ftoj edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që t’i përgjigjet pozitivisht ftesave për takime sepse nuk mund të kemi marrëveshje pa pasë takime. Prandaj, qasja serioze, konstruktiviteti në këto diskutime sjell te një marrëveshje”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndryshe, në Institutin e Kosovës për Drejtësi vlerësohet se vonesa për konstituimin e Kuvendit nuk është e arsyeshme. Melos Kolshi nga IKD-ja ka argumentuar se është e panevojshme të pritet 30 ditë dhe më pas të thirret seanca në ditën e 30-të, pasi sipas tij, institucionet tashmë janë vonë pas bllokadave të përjetuara. Ai ka thënë se seanca konstituive është dashur të thirret menjëherë pas certifikimit zyrtar të rezultateve.

Pas takimeve që Albin Kurti zhvilloi me liderët e partive opozitare, u tha se u dakordua që të paktën me LDK-në takimet të vazhdojnë. Këto zhvillime, sipas sinjaleve të përcjella pas bisedimeve, po shihen si tregues se marrëveshja me partinë e udhëhequr aktualisht nga Lumir Abdixhiku është afër.

Botuar fillimisht në Telegrafi

Tags: Albulena HaxhiuKuvendi i KosovësLDKseanca konstituivezgjedhja e presidentit

Nga Rubrika

Lajme

Konjufca letër Kallasit: BE-ja të reagojë ndaj deklaratave të Paunoviqit

Lajme

Trump akuzon Kanadanë për zjarret që po ndotin SHBA-të

Lajme

Protestat ngadalësojnë turizmin, Shqipëria humb 97 mijë vizitorë

Lajme

Konjufca letër Kallasit: BE të reagojë për deklaratën e Paunoviqit

Lajme

Dedaj: Spiropali po kërkon post ministri përmes presionit

Lajme

Deri në 20 minuta pritje te Dheu i Bardhë e Hani i Elezit

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Udhetime
  • Uncategorized

Recent News

Leutrim Isufi dhe Ilir Tupella fitojnë Drag Race 2

Jesse Eisenberg: Nuk planifikon të largohet nga SHBA

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version