• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Sport

PSG-ja feston titullin evropian, arrestime në Paris

by
in Sport

Paris Saint-Germaini ka festuar trofeun e Ligës së Kampionëve në një atmosferë që filloi me entuziazëm, por u shoqërua edhe me dhunë dhe incidente në mbrëmjen e festës në Francë. Një numër i madh tifozësh u mblodhën qetësisht afër Kullës Ajfel të dielën, për të përkujtuar fitoren e klubit parisien në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Festa u pasua nga një natë e trazuar me përleshje të shumta në disa pjesë të vendit. Sipas informacioneve të bëra publike, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë franceze, e cila ka arrestuar shumë persona gjatë shpërndarjes së turmave dhe kontrollit të situatës. Organizimi i festimeve u bë nën masa të zgjeruara sigurie, sidomos në zonat ku pritej të mblidheshin tifozët për të ndjekur ngjarjet kryesore.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, deklaroi se 780 persona janë arrestuar në Paris dhe në qytete të tjera. Ai njoftoi edhe se 57 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë natës, duke sqaruar se shumica e tyre kishin marrë lëndime të lehta. Tifozët ndezën fishekzjarrë dhe, përgjatë gjithë natës, shkaktuan dëme të shumta nëpër lokale në vende të ndryshme.

Policia: incidentet kryesore në Champs Elysees dhe afër “Parku i Princave”

Nunez, në konferencën për shtyp të dielën, tha se situata në gjithë vendin “ka qenë kryesisht nën kontroll”. Sipas tij, shumica e festave u zhvilluan qetësisht në kryeqytetin francez. Megjithatë, incidentet më të mëdha u regjistruan në “Champs Elysees” dhe afër stadiumit “Parku i Princave”, ku tifozët u mblodhën për të përcjellë ndeshjen dhe më pas për të kaluar te festimet në rrugë.

Ministri theksoi se festimet për triumfin e PSG-së, që u zhvilluan të dielën në “Champ de Mars”, kanë shkuar siç ishte planifikuar. Ai paralajmëroi se në rast të dhunës, policia do të ndërhynte me “vendosmëri”. Për këtë ngjarje u parashikua që deri në 100 mijë përkrahës të klubit parisien të mblidheshin, ndërsa për zbatimin e planit të sigurisë u ndërmorën masa të shumta nga autoritetet.

Lojtarët e PSG-së, pasi u përmbyllën festimet, kaluan nga Kulla e Ajfelit për t’ua shfaqur tifozëve trofeun e Ligës së Kampionëve. Më vonë, ekipi u prit nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në zyrën presidenciale në “Elysee”. Nunez bëri me dije se incidentet u shënuan në 15 vende në Francë dhe theksoi se janë dëmtuar shumë dyqane. Po ashtu, ai tha se 480 nga të arrestuarit ishin në zonën e Parisit, ndërsa pjesa tjetër u regjistrua jashtë kryeqytetit.

Sipas raportimeve të ministrit, policia ka intervenuar pesë herë gjatë natës për t’i larguar njerëzit që bllokonin trafikun në unazën kryesore rreth Parisit. Në të njëjtën kohë u raportua edhe për një aksident serioz: një ngasës që e humbi kontrollin e veturës u përplas në tarracën e një restoranti, duke i lënduar dy persona. Nunez tha se lëndimi i njërës prej tyre ishte shumë serioz.

Autoritetet ligjore kanë dhënë edhe detaje shtesë për masat. Zyra e Prokurorëve të Parisit njoftoi se 277 persona janë në paraburgim, përfshirë 82 të mitur, për vepra të ndryshme. Sipas këtyre të dhënave, pjesa më e madhe e tyre akuzohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa të tjerët lidhen me vepra si vjedhje, shkatërrim prone dhe prishje të rendit publik.

Festimet në Paris nisën pas vërshëllimës së fundit të shtunën mbrëmma në Budapest të Hungarisë, ku PSG-ja u kurorëzua fituese e Ligës së Kampionëve. Klubi parisien e arriti këtë sukses pasi e mposhti Arsenalin në penalltitë, duke e çuar festimin nga kryeqyteti hungarez deri në Francë, ku trofeu u prit me entuziazëm, por edhe me reagime të ashpra nga një pjesë e turmave gjatë natës.

Botuar fillimisht në Koha.net

Tags: arrestimeLiga e KampionëveParispolicia francezePSG

Nga Rubrika

Sport

Riquelme: Nëse jam president, Rodri te Reali

Sport

Yamal: Kisha frikë të humbja Botërorin pas lëndimit

Sport

Dukagjini mbyll sezonin me fitore ndaj Ballkanit

Sport

Drenica mbijeton me rikthim ndaj Prishtinës

Sport

Gjilani mposht Prishtinën e Re, ikën barazhit (3-2)

Sport

LIVE: Xhiroja e fundit e Superligës mbyllet me barazime dhe fitore

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Kompan y harron trofeun në shtëpi në Mynih

BET Awards 2026/ Cardi B kryeson nominimet me 6 kandidime

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version