• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Lajme

25 vjetori i sulmeve ajrore, QUINT-i në Serbi: Operacion ushtarak i NATO-s filloi pasi u shteruan të gjitha mjetet për të bindur Milosheviqin

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Norvegjisë në Serbi, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, më 24 mars 1999.

by
in Lajme
1802522 5555 Ls 780x439[1]

Në komunikatën e përbashkët të diplomatëve të Francës, Italisë, Gjermanisë, Norvegjisë, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe thuhet se më 24 mars 1999, filloi një ndërhyrje ushtarake që askush nuk e donte: Operacioni Forca Aleate ishte projektuar për të detyruar Slobodan Milosheviqin, presidentin e atëhershëm të Republikës Federale të Jugosllavisë, t’i jepte fund abuzimit të popullatës civile në Kosovë, për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe lejimi i kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, si dhe qasjes së organizatave humanitare në Kosovë.

“Ky operacion ushtarak filloi pasi u shteruan të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për të bindur Slobodan Milosheviqin që të përcaktohej për zgjidhje përmes bisedimeve dhe për paqen në Kosovë, bazuar në marrëveshjen e Rambujesë dhe me përmbushjen e kërkesave të Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit, të miratuar brenda Kapitullit VII me mbështetjen e Rusisë”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Sipas diplomatëve të këtyre gjashtë vendeve, operacioni i Forcave Aleate nuk ishte i drejtuar kundër popullit të Serbisë “dhe ne ndjejmë keqardhje të thellë për humbjen e jetëve njerëzore në Kosovë dhe Serbi”.

“Sot kujtojmë dhe ndjejmë keqardhje për jetët e humbura të pafajshmëve, por mendojmë edhe për të ardhmen tonë të përbashkët me Serbinë dhe Kosovën në familjen e kombeve evropiane”.

“Ne mbështesim gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është një çështje urgjente e sigurisë evropiane, dhe jemi të bindur se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit të arritur nën kujdesin e Bashkimit Evropian është rruga më e mirë përpara drejt paqes dhe stabilitet në të mirë të njerëzve që jetojnë në Serbi dhe Kosovë”.

Në komunikatën e diplomatëve të gjashtë vendeve thuhet se “Ushtria serbe bashkëpunon gjithnjë e më ngushtë me aleancën e NATO-s dhe partnerët evropianë, duke marrë pjesë në misionet e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes. Partneriteti është mënyra se si ne mund të ndërtojmë së bashku të ardhmen paqësore dhe të qëndrueshme që meritojnë popujt tanë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Nga Rubrika

Lajme

Horoskopi 19 Qershor: ja ç’ju pret në dashuri e financa

Lajme

Eksperti Adrian Shtuni: Refuzimi i gazit amerikan do të ishte gabim

Lajme

Pollozhani: Njollosja e protestave si inskenim dhe largimi nga populli

Lajme

Janet Reineck rrëfen Kosovën: “Një amerikane” nga ’80-’90

Lajme

LDK: rezultati i 7 qershorit ndez përplasjet brenda partisë

Lajme

Muhaxhiri: Çdo debat mes Lushtakut e Mihalit e fiton Mihali

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Udhetime
  • Uncategorized

Recent News

Vllaznia “ngrin” Teutën për Sherif Kallakun, 200 mijë euro

Kanada favoritja ndaj Katarit në Botërorin 2026

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version