Sipas diplomatëve të këtyre gjashtë vendeve, operacioni i Forcave Aleate nuk ishte i drejtuar kundër popullit të Serbisë “dhe ne ndjejmë keqardhje të thellë për humbjen e jetëve njerëzore në Kosovë dhe Serbi”.
“Sot kujtojmë dhe ndjejmë keqardhje për jetët e humbura të pafajshmëve, por mendojmë edhe për të ardhmen tonë të përbashkët me Serbinë dhe Kosovën në familjen e kombeve evropiane”.
“Ne mbështesim gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është një çështje urgjente e sigurisë evropiane, dhe jemi të bindur se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit të arritur nën kujdesin e Bashkimit Evropian është rruga më e mirë përpara drejt paqes dhe stabilitet në të mirë të njerëzve që jetojnë në Serbi dhe Kosovë”.
Në komunikatën e diplomatëve të gjashtë vendeve thuhet se “Ushtria serbe bashkëpunon gjithnjë e më ngushtë me aleancën e NATO-s dhe partnerët evropianë, duke marrë pjesë në misionet e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes. Partneriteti është mënyra se si ne mund të ndërtojmë së bashku të ardhmen paqësore dhe të qëndrueshme që meritojnë popujt tanë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/