• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Botë

2.2 miliardë dollarë: sa fitoi Trump në vitin e parë

by
in Botë

Donald Trump ka fituar të paktën 2.2 miliardë dollarë gjatë vitit të parë të mandatit të tij të dytë si president i Shteteve të Bashkuara, sipas një deklarimi financiar të publikuar së fundmi. Kjo shifër ka tërhequr vëmendjen e historianëve, të cilët e cilësojnë si të paprecedentë, duke theksuar se asnjë president tjetër nuk ka përfituar kaq shumë financiarisht gjatë kohës sa ka qenë në detyrë.

Barbara Perry, historiane e presidencës në Qendrën Miller të Universitetit të Virxhinias, thotë se nuk ka pasur asnjë rast të ngjashëm më parë. “Nuk ka asnjë precedent për këtë,” ka deklaruar ajo. Sipas saj, ajo që raportohet për Trumpin shkon “përtej çdo gjëje” që është parë ndonjëherë në presidencë.

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të Trumpit lidhet me kriptomonedhat. Në raportimin financiar përmendet monedha $TRUMP, si dhe kompania World Liberty Financial, e cila është e lidhur me familjen e tij. Kjo e bën edhe më të ndjeshme debatin lidhur me mënyrën se si bizneset dhe asetet personale mund të ndërthuren me funksionin publik të presidentit.

2.2 miliardë të ardhura: debati për konfliktin e interesit

Shtëpia e Bardhë i ka mohuar akuzat për konflikt interesi. Në përgjigje të pretendimeve, thuhet se Trump dhe familja e tij nuk kanë përfituar nga posti i presidentit dhe se të gjitha vendimet janë marrë në interes të qytetarëve amerikanë. Në një qëndrim zyrtar, zëvendëssekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, ka deklaruar: “As presidenti dhe as familja e tij nuk kanë qenë kurrë – dhe nuk do të jenë kurrë – të përfshira në konflikte interesi.”

Anna Kelly ka shtuar më tej se “të gjitha veprimet e Presidentit Trump dhe administratës së tij ndërmerren në interesin më të mirë të popullit amerikan”. Ajo ka reaguar edhe ndaj kritikave të mediave, duke thënë se çdo “gazetar” që pretendon të kundërtën, po riciklon “të njëjtën narrativë të lodhur dhe të rreme” që demokratët dhe mediat tradicionale, sipas saj, kanë përhapur prej një dekade.

Ndërkaq, edhe pse në të kaluarën presidentë të tjerë ose familjarët e tyre janë përfshirë në skandale financiare, historianët theksojnë se kjo situatë nuk është e krahasueshme. Sipas tyre, në rastin e raportimeve për përfitime financiare të lidhura me periudhën në detyrë, vihen në pah shqetësime etike për konflikt interesi. Ata nënvizojnë se, edhe nëse ajo që është fituar nuk rezulton të jetë e paligjshme, sërish ngre pikëpyetje mbi standardet dhe kufijtë etikë që lidhen me ushtrimin e një funksioni kaq të lartë publik.

Për të dhënë kontekst, në raportim përmendet edhe mënyra se si presidentët e mëparshëm e kanë menaxhuar pasurinë gjatë kohës që ishin në detyrë. Harry Truman u largua nga Shtëpia e Bardhë pa asnjë të ardhur tjetër përveç pensionit të tij ushtarak prej 113 dollarësh (85 paund) në muaj. Më vonë, presidenti i 33-të i SHBA-së kishte shkruar se ishte e gabuar të “komercializohej prestigji dhe dinjiteti i postit të presidentit”.

Një shembull tjetër është George W. Bush, i cili investimet e tij i vendosi në një fond të administruar në mënyrë të pavarur (blind trust) përpara se të kandidonte për president. Në javën e fundit të mandatit të tij, Bush deklaroi se nuk kishte asnjë ide se si kriza ekonomike e vitit 2008 kishte ndikuar në pasurinë e tij neto.

Në këtë kuadër, fitimet e mëdha të Trumpit gjatë vitit 2025 shihen si tregues i drejtpërdrejtë i asaj se sa shumë ai ka përfituar nga rikthimi në detyrë. Sipas deklarimit financiar të publikuar, shifra e të ardhurave totale për vitin e parë të mandatit të dytë arrin të paktën 2.2 miliardë dollarë, duke e vendosur rastin në qendër të një debati më të gjerë mbi etikën, transparentin dhe kufijtë e mundshëm mes interesit privat dhe përgjegjësive publike të presidentit.

Botuar fillimisht në Koha.net

Tags: deklarim financiarDonald TrumpKonflikt interesikriptomonedhaShtëpia e Bardhë

Nga Rubrika

Botë

Sulmi me raketa në Kiev: 10 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Botë

Bisedimet SHBA-Iran në Doha: përparim dhe vijim

Botë

Ukrainë: Zaluzhny rrit presionin ndaj Zelenskyt në zgjedhje

Botë

Irani paralajmëron përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Botë

Vance: Bisedat SHBA-Iran për Hormuzin po ecin mirë

Botë

BE kërkohet të pezullojë biometrinë në aeroporte deri në vjeshtë

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Udhetime
  • Uncategorized

Recent News

Vllaznia “ngrin” Teutën për Sherif Kallakun, 200 mijë euro

Kanada favoritja ndaj Katarit në Botërorin 2026

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version