• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Sport

Schweinsteiger ndez polemika para Gjermanisë- Bregu i Fildishtë

by
in Sport

Një deklaratë e ish-yllit gjerman të futbollit, Bastian Schweinsteiger, ka ndezur debat në prag të ndeshjes mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë, që po luhej në kuadër të Botërorit 2026. Komentet e tij, të dhëna në një intervistë televizive para sfidës, nuk janë pritur mirë nga përfaqësueset afrikane, veçanërisht nga Bregu i Fildishtë, ku tashmë po komentohen gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Sipas rrjedhës së ngjarjeve, Schweinsteiger u pyet nga transmetuesi gjerman ARD se çfarë mund të presin lojtarët gjermanë nga kundërshtarët e tyre. Pyetja lidhej me karakteristikat e lojës së ekipit nga Bregu i Fildishtë dhe si mund ta lexonin atë gjermanët në fushë. Pikërisht kjo mënyrë formulimi dhe përmbajtja e përgjigjes së ish-mesfushorit ka qenë në qendër të vëmendjes.

“Pak futboll afrikan, pak të pazakonshëm, pak të egër dhe ndoshta edhe jo shumë të ndikuar nga taktika. Duhet të jemi të përgatitur që të jetë kundërshtar i paparashikueshëm”, kishte thënë Schweinsteiger. Kjo fjali u interpretua ndryshe nga disa zyrtarë dhe u shndërrua shpejt në temë diskutimi, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vendet ku ndiqet nga afër Botërori.

Fjala e Schweinsteigerit ndezi reagime për “futbollin afrikan”

Në anën tjetër, rezultatet brenda grupit e kanë intensifikuar edhe më shumë interesimin për këtë përballje. Më 20 qershor, Gjermania kishte fituar me vështirësi 2:1 ndaj Bregut të Fildishtë. Golin e fitores gjermanët e shënuan në minutën e 94-t, një mbyllje që tregoi se ndeshja ishte deri në fund e luftuar dhe me tension.

Selektori i Bregut të Fildishtë, Emerse Fae, u pyet për komentet e Schweinsteigerit pas fitores 2:0 ndaj Kurasaot. Ai tha se deklarata e ish-mesfushorit mund të konsiderohet raciste. Fae shprehu zhgënjimin e tij duke iu referuar edhe historisë së tij si adhurues i lojtarit gjerman: “Mendoj se është e trishtueshme. Schweinsteiger ishte lojtar shumë i mirë. Gjithmonë e kam dashur atë si mesfushor dhe mënyrën se si e kuptonte futbollin. Kur dëgjova komentet e tij, u zhgënjeva nga ky njeri. Është e çuditshme që ai flet në atë mënyrë. Do ta quanim raciste nëse do të thoshim të vërtetën”, ka thënë selektori.

Ai shtoi se ekipet afrikane nuk përfaqësojnë vetëm një stil fizik në fushë, por një qasje të gjerë që përfshin edhe elemente teknike dhe taktike. “Nuk pajtohem me të, por nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të punoj me gjërat ashtu siç janë. Ekipet afrikane në fushë nuk janë vetëm fizike. Ne jemi teknikë dhe taktikë. Mund vetëm të shpresoj të jetë deklaratë e pamenduar, në vend që të jetë diçka që e ka në mendje. Nëse kjo është ajo që mendon, ai është i lirë ta bëjë këtë”.

Fae sugjeroi gjithashtu se komentet e Schweinsteigerit mund të kishin pasur për qëllim të ishin kundërthënëse, për të tërhequr vëmendje. Pas kësaj, mediat gjermane morën jo pak me deklaratën e ish-yllit, ndërsa diskutimi vazhdoi të zgjerohej në të gjitha vendet që po e ndjekin Botërorin 2026 nga afër. Përballja e radhës mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë u shoqërua kështu jo vetëm me interes sportiv, por edhe me debat mbi mënyrën se si flitet për futbollin afrikan në skenën ndërkombëtare.

Botuar fillimisht në Koha.net

Tags: Bastian SchweinsteigerBotërori 2026Bregu i FildishtëEmerse FaeGjermania

Nga Rubrika

Sport

Haaland sfidon Mbappé: Franca–Norvegjia për kreun e Grupit I

Sport

Koeman: Holanda s’është favorit ndaj Marokut në 1/16

Sport

Ancelotti gjen ritmin: Brazili shkon me besim drejt nokautit

Sport

Manchester City siguron Elliot Anderson, shifra deri në 150 mln euro

Sport

Holanda–Marok, superndeshja e 1/16 të Botërorit 2026

Sport

Turqia mposht SHBA-në, por eliminohet nga Botërori 2026

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Udhetime
  • Uncategorized

Recent News

Vllaznia “ngrin” Teutën për Sherif Kallakun, 200 mijë euro

Kanada favoritja ndaj Katarit në Botërorin 2026

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version