Paris Saint-Germaini ka konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga klubet më të mëdha në futbollin evropian. Pas një sezoni që kulmoi me sukses në fundjavë, PSG u bë ekipi i dytë në histori që arrin të mbrojë me sukses titullin e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja vendimtare u luajt të shtunën mbrëmma në Budapest, ku PSG triumfoi 4:3 me penallti ndaj Arsenalit. Koha e rregullt përfundoi 1:1 dhe gjithçka u vendos pas kohës shtesë, kur më pas penalltitë përcaktuan fituesin. Ky triumf vjen si vazhdim i atij suksesi të mëparshëm: PSG e kishte fituar një vit më herët edhe ndaj Interit, me shifrat 5:0.
Ky rezultat e vendos Paris Saint-Germainin në një listë shumë të ngushtë klubesh që kanë arritur një arritje të tillë në garën elitare evropiane. PSG u bë skuadra e parë që mbron me sukses titullin që kur Real Madridi e fitoi tri herë rresht, në periudhën 2016 deri në 2018. Më tej, parisienët janë bërë vetëm klubi i dytë që ka mbrojtur trofeun e garës kryesore evropiane që nga viti 1993, kur Champions League mori formën e saj aktuale si Ligë e Kampionëve.
PSG mbron titullin dhe nis një epokë të re në Champions
Gjatë historisë 71-vjeçare të turneut kryesor evropian, PSG është klubi i dhjetë që arrin të fitojë tituj të njëpasnjëshëm. Në konferencë pas ndeshjes, trajneri Luis Enrique foli për ndjenjat e tij pas përfundimit të finalës. “Kam ndjenja të përziera”, tha ai. Spanjolli shtoi se ka pasur emocion dhe lodhje, por ky ishte “momenti më i mirë i edicionit”, duke theksuar se ekipi mbetet kampion dhe se suksesi i dy titujve radhazi është diçka “e mahnitshme”.
Në planin sportiv, PSG tregoi qëndrueshmëri edhe në formacion. Dhjetë lojtarë që kishin startuar ndaj Interit një vit më parë, startuan edhe ndaj Arsenalit të shtunën. Ndryshimi i vetëm në fillim të ndeshjes ishte portieri: Matvey Safonov u paraqit në vend të Gianluigi Donnarummas. Donnarumma, i cili ishte portieri i PSG në finalen e mëparshme, u transferua te Manchester City verën e kaluar, prandaj Safonov mori rolin në këtë edicion.
Dominimi i PSG-së ka qenë i qartë në dy vitet e fundit. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka dominuar pothuajse në të gjitha garat ku është përballur këtë periudhë. Nga fillimi i edicionit të kaluar, Parisi ka fituar tetë nga dhjetë trofetë e mundshëm. Në fakt, për humbjet në garat kryesore vlen të theksohet se PSG ka rënë vetëm në dy raste: ka humbur Kupën e Botës për Klube vitin e kaluar dhe Kupën e Francës këtë vit. Kjo e bën edhe më domethënës finalen e Budapestit, ku edhe përballë një kundërshtari të fortë si Arsenali, parisienët arritën ta mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërkohë, te PSG ka edhe një objektiv të madh përtej këtij suksesi. Nëse vazhdon dominimi edhe gjatë edicionit të ardhshëm, Parisi mund të bëhet skuadra e pestë që fiton tre tituj radhazi në kupën evropiane. Megjithatë, për ta arritur një nivel edhe më historik, parisienët duhet të thyejnë një rekord të vështirë. Real Madridi mban një arritje që duket ende shumë larg: pesë trofe evropianë rresht, të fituar midis viteve 1956 dhe 1960.
Edhe rrjedha e dy finaleve tregon diferencë të madhe. Finalja e kaluar u fitua bindshëm, ndërsa këtë herë ndaj Arsenalit situata u bë më e vështirë. Londinezët kaluan herët në epërsi, ndërsa PSG pati dominimin, por iu desh kohë për të gjetur golin e barazimit. Takimi më pas shkoi deri në penallti, ku u vendos në detaje: dy gjuajtjet e londinezëve rezultuan të pasakta, duke i dhënë PSG-së trofeun e radhës. Statistikat flasin gjithashtu për rrugëtimin e PSG-së: klubi ka shënuar më së shumti gola në Champions, plot 45, dhe ka pasur mesataren më të lartë të golave në këtë garë.
Botuar fillimisht në Koha.net




