• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Sport

FSHF, Bashkia Kurbin dhe KF Laçi për kompleksin e ri sportiv

by
in Sport

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara. Në qendër të diskutimeve ishte zhvillimi i infrastrukturës sportive në qytetin e Laçit, si dhe forcimi i bashkëpunimit institucional në funksion të futbollit dhe komunitetit.

Gjatë takimit, palët ranë dakord të bashkëpunojnë për realizimin e një projekti për ndërtimin e një kompleksi modern sportiv në Laç. Ky investim strategjik do të kryhet në partneritet mes Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkisë Kurbin dhe Klubit të Futbollit Laçi. Marrëveshja e bashkëpunimit përcakton angazhimin e përbashkët për të çuar përpara një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në rajonin e Kurbinit.

Projekti shihet si një hap i mëtejshëm në strategjinë e FSHF-së për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin. Qëllimi është të krijohen kushte bashkëkohore për zhvillimin e futbollit dhe për të mbështetur brezat e rinj, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme trajnimi dhe aktivitetesh sportive në nivel lokal, por edhe me funksione të rëndësishme për ekipet dhe akademitë.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar mbështetjen për këtë projekt. Në këtë kuadër, Federata do të kontribuojë me 50% të vlerës totale të investimit, ndërsa Bashkia Kurbin do të mbajë 30%. Pjesa tjetër, 20%, do të mbulohet nga KF Laçi, ku përfshihet edhe vlera e truallit të siguruar nga klubi.

Kompleksi modern sportiv në Laç: fusha dhe ambiente sipas standardeve

Kompleksi i ri sportiv do të ndërtohet sipas standardeve moderne. Ai do të përfshijë dy fusha futbolli me bar artificial me përmasa standarde, një fushë me bar natyral me përmasa standarde, si edhe një fushë me përmasa të vogla. Kjo organizim i hapësirave synon të krijojë një qendër të plotë stërvitore dhe zhvillimi për futbollin, duke i dhënë mundësi KF Laçit dhe strukturave të tjera të përdorin mjediset në mënyrë të vazhdueshme gjatë sezonit.

Investimi është planifikuar të realizohet në tre faza. Në fazën e parë, për të cilën FSHF, Bashkia Kurbin dhe KF Laçi kanë rënë dakord të kontribuojnë së bashku, parashikohet ndërtimi i fushave sportive, infrastruktura rrugore e kompleksit dhe rrethimi i tij. Kjo fazë shtron bazën për funksionimin e kompleksit dhe shërben si themel për ndërtimet e mëtejshme.

Në fazat pasuese do të realizohen tribuna, ambientet mbështetëse me dhomat e zhveshjes, si edhe godina e hotelit. Nëpërmjet këtyre punimeve, kompleksi do të kompletohet sipas projektit të parashikuar, duke ofruar jo vetëm hapësira sportive, por edhe ambiente shoqëruese për organizimin e aktiviteteve dhe për të mbështetur zhvillimin e ekipeve dhe strukturave të futbollit.

Ndërtimi i kompleksit do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet dhe do të shërbejë si një qendër e rëndësishme për aktivitetin e KF Laçit, akademive sportive, ekipeve kombëtare, si edhe për komunitetin e Bashkisë Kurbin. Përveç ndikimit në rritjen e standardeve të infrastrukturës sportive, investimi synon të hapë mundësi më të mira për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj.

Realizimi i këtij projekti konfirmon edhe një herë modelin e bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit, pushtetit vendor dhe klubeve. Ky bashkëpunim shihet si mënyra më efikase për të sjellë investime të qëndrueshme në shërbim të futbollit dhe komuniteteve lokale. FSHF mbetet e angazhuar të vijojë investimet strategjike në infrastrukturën sportive në të gjithë Shqipërinë, me objektivin për të krijuar kushte sa më cilësore për zhvillimin e futbollit dhe për të lënë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Botuar fillimisht në Sport Ekspres

Tags: Armand DukaBashkia KurbinFSHFKF LaçiMajlinda Cara

Nga Rubrika

Sport

Belgjika synon 1/16 në Seattle ndaj Senegalit

Sport

Zlatan zgjedh 5 yje që po shndrisin futbollin

Sport

Mohamed Salah rikthehet në stërvitje, ja shanset ndaj Australisë

Sport

Haaland shënon vendimtar, Norvegjia shkon në 1/8

Sport

FIFA shpjegon anulimin e golit të Gjermanisë ndaj Paraguait

Sport

Botërori 2026: Penalltitë, presion “çnjerëzor” deri në lot

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Udhetime
  • Uncategorized

Recent News

Vllaznia “ngrin” Teutën për Sherif Kallakun, 200 mijë euro

Kanada favoritja ndaj Katarit në Botërorin 2026

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version