• Privacy
  • Kontakti
  • Marketing
24ore.com
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji
No Result
View All Result
24ore.com
No Result
View All Result
Home Auto

Audi integron Microsoft 365 me komandat zanore në makinë

by
in Auto

Shoferët e automjeteve Audi pritet të kryejnë disa detyra pune drejtpërdrejt nga makina, pa pasur nevojë t’i largojnë duart nga timoni. Risia vjen përmes integrimit të shërbimeve të Microsoft-it në sistemet multimediale të automjetit, duke përdorur vetëm komanda zanore për veprime të përditshme.

Prodhuesi gjerman po punon për integrimin e aplikacioneve Microsoft Outlook dhe Microsoft Teams, të cilat do të lidhen me një aplikacion të ri të quajtur “Connected Work”. Ideja është që shoferët të mund të trajtojnë email-et dhe të marrin pjesë në takime edhe gjatë udhëtimit, duke minimizuar ndërhyrjen manuale në përdorim të pajisjeve.

“Connected Work” do t’u mundësojë përdoruesve të biznesit të përgjigjen në e-maile dhe të marrin pjesë në takime, pa i ndërprerë detyrat në timon. Funksionet e përfshira kanë si synim mbajtjen e produktivitetit në kohë reale, ndërsa shoferi qëndron i fokusuar në trafik. Sipas njoftimit, aktivizimi i të gjitha funksioneve bëhet vetëm me komanda zanore.

Aplikacioni Audi “Connected Work” sjell Microsoft 365 në timon

Asistenti zanor mund të hartojë mesazhe emaili, të lexojë me zë mesazhet në biseda dhe të caktojë takime. Ai gjithashtu do të mundësojë pjesëmarrjen në telefonata përmes Teams, duke i dhënë shoferit mënyra praktike për të komunikuar dhe për të ndjekur axhendën pa pasur nevojë të përdorë ekranin apo tastierën gjatë udhëtimit.

Përveç detyrave të komunikimit, sistemi ofron edhe një përmbledhje zanore të ditës së punës. Para nisjes së udhëtimit, shoferi mund të dëgjojë orarin në kalendar dhe mesazhet e palexuara, që nënkupton një qasje më të shpejtë për të marrë informacionet kryesore përpara se të niset.

Zgjidhja është zhvilluar në bashkëpunim me Cerence AI dhe Microsoft. Cerence AI thekson se Audi është prodhuesi i parë që ka zhvilluar së bashku me të dyja kompanitë sistemin “Mobile Work Agent”, i bazuar në modelet e mëdha gjuhësore (LLM) dhe në platformën Microsoft Foundry. Kjo lidhje teknologjike synon të krijojë një asistencë më të aftë për punë, në mënyrë që shoferët të kryejnë detyra të lidhura me komunikimin dhe planifikimin.

Asistenti lidhet me sistemet e Microsoft-it Intune, Entra dhe Purview, të cilat menaxhojnë autentifikimin, pajisjet dhe rregullat e sigurisë për përdoruesit e biznesit. Qëllimi është që aksesi të jetë i sigurt, pa rrezikuar përdorimin në trafik dhe pa kompromentuar kërkesat e brendshme të kompanive për teknologjinë informative. Mbrojtja e të dhënave dhe enkriptimi mbështeten në këto sisteme.

Funksioni do të jetë i disponueshëm për modelet e vitit 2026: Audi A5, Q5, A6, A6 E-Tron, Q6 E-Tron, Q7 dhe Q9. Fillimisht, aplikacioni pritet të lansohet në 28 shtete evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë, Spanjën, Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Malin e Zi. Shtetet e Bashkuara nuk përmenden në njoftimin e kompanisë. Në fazën e parë do të mbështeten gjuhët gjermane dhe angleze, ndërsa Audi planifikon të shtojë edhe gjashtë gjuhë të tjera: danishten, frëngjishten, italishten, holandishten, polonishten dhe spanjishten.

Sa i përket mënyrës së instalimit, përdoruesit do të mund ta marrin aplikacionin si pjesë të paketës “MMI experience pro” ose ta blejnë veçmas përmes dyqanit Audi Function Store. Më pas, instalimi bëhet nga Audi Application Store. /Telegrafi/

Botuar fillimisht në Telegrafi

Tags: Audikomanda zanoreMicrosoft 365OutlookTeams

Nga Rubrika

Auto

Manual apo automatik? Si të zgjidhni ndërruesin e duhur

Auto

Sa fitojnë prodhuesit e veturave për çdo makinë të shitur?

Auto

Çmimet e pjesëve rezervë për veturat elektrike: sa kushtojnë?

Auto

Ndërrimi i vajit të motorit: ja pse koha s’duhet injoruar

Auto

Si të pastroni ulëset e veturës me sodë buke

Auto

Qeset e çajit kundër mjegullimit të xhamave? Ja ç’ndihmon

ADVERTISEMENT

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • Auto
  • Botë
  • Ekonomi
  • Femra
  • Lajme
  • Magazina
  • Sport
  • Stili
  • Teknologji
  • Udhetime
  • Uncategorized

Recent News

Nvidia dhe Jensen Huang: pasiguria pas dorëheqjes

PlayStation Network me ndërprerje pak para GTA VI

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 24ore.com

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Botë
  • Ekonomi
  • Udhetime
  • Shop
  • Sport
  • Magazina
  • Femra
  • Stili
  • Auto
  • Teknologji

© 2024 24ore.com

Go to mobile version