Boksierja e njohur dhe kampionia olimpike Imane Khelif ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare, këtë herë jo vetëm për karrierën në ring, por edhe për paraqitjen e saj në një event prestigjioz mode. Ajo u shfaq në premierën e filmit “Naked Notes” në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u vu re menjëherë për stilin e zgjedhur në tapetin e kuq.
Në tapetin e kuq, algjeriania u paraqit me një krijim elegant nga Chanel. Veshja ishte ndërtuar mbi një qasje minimalist, por e rafinuar, duke i dhënë një pamje të rregullt dhe të kontrolluar, pa e tepruar me detaje të panevojshme. Khelif u kombinua në mënyrë të kujdesshme, duke e ruajtur theksin te linjat e veshjes dhe te elementët dekorativë të zgjedhur me qëllim.
Kompleti i saj përfshinte një kostum të thjeshtë, i kombinuar me një këmishë të bardhë. Në xhaketë ajo shtoi një lule dekorative, një detaj që u dallua në veshje dhe i dha karakter, pa e prishur ekuilibrin e përgjithshëm të pamjes. Për ta mbyllur stilin, ajo vendosi edhe aksesorë diskretë, duke mos e ndryshuar drejtimin e qartë që kishte zgjedhur në tapetin e kuq: elegancë e pastër dhe moderne.
Sa i përket detajeve të tjera, Khelif e përmbylli look-un me këpucë lëkure të zeza dhe vathë të thjeshtë. Flokët i kishte të lidhura bisht, duke ruajtur një pamje klasike, por njëkohësisht edhe moderne. Kjo zgjedhje e frizurës i dha imazhit një karakter më të rregullt dhe më “clean”, ndërsa elementët e veshjes mbetën në qendër të vëmendjes.
Detaji me lulen i jep veshjes një prekje “të lartë” dhe teatrale
Paraqitja e saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët komentuan gjerësisht në rrjetet sociale. Mes vlerësimeve që u shfaqën online ishin shprehje si “shumë elegante”, “si një divë” dhe “shumë e bukur”. Reagimet e publikut treguan se zgjedhjet stilistike të boksieres u interpretuan si një kombinim i suksesshëm mes thjeshtësisë dhe një note të veçantë, të përshtatur për një event të madh si Kanë.
Sipas stilistëve, detaji me lulen i jep veshjes një prekje të modës së lartë dhe e sjell veshjen drejt një fryme teatrale të frymëzuar nga estetika e viteve ’80. Pikërisht ky kontekst e ka bërë kombinimin të duket më i veçantë, sepse luleja dekorative, megjithëse e vogël në përmasa, ka peshë vizuale në strukturën e përgjithshme të kostumit dhe e bën pamjen më të pasur. Në të njëjtën kohë, qasja minimalist në pjesën tjetër të elementeve ruan elegancën dhe e pengon veshjen të duket e rënduar.
Megjithatë, pavarësisht vëmendjes që po i kushtohet pamjes së saj në evente të modës dhe kulturës, Imane Khelif mbetet një figurë e përfolur edhe në opinionin publik ndërkombëtar. Ajo është përmendur në të kaluarën për polemika të lidhura me kriteret e pranimit në garat e boksit dhe diskutime mbi gjininë e saj. Këto debate kanë shoqëruar karrierën e saj dhe e kanë bërë emrin e saj të përmendet shpesh në media.
Në lidhje me këtë, vetë sportistja ka deklaruar më herët se nuk është person transgjinor. Po ashtu, ajo ka thënë se ka ndjekur trajtime hormonale në kuadër të rregullave sportive, me qëllim që të ulë nivelin e testosteronit para Lojërave Olimpike të Parisit 2024. Kjo temë ka qenë pjesë e debatit publik, por, ndërkohë, Khelif vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë ringut, duke u shfaqur në evente ndërkombëtare ku moda dhe sporti takohen në një mënyrë që tërheq interes të gjerë.
Botuar fillimisht në Bota Sot





